Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse sipas Zoganit, Qeveria anuloi shpronësimin 55 milionësh

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për anulimin që bëri sot Qeveria e Kosovës ndaj shpronësimit 55 milionësh në dalje të Prishtinës. Në Interaktiv të KTV-së, tha se kur e ka parë vendimin është tmerruar.

“Dokument që donte të blente ambiente në një vend ku më herët e kishte shitur. Ky ishte skandal. Në diskutimet brenda VV kemi thënë se s’duhet kaluar kjo situatë pa reaguar e pa kërkuar të anulohet. Përveç se i shkaktohej dëm publikut, është jashtë të gjitha procedurave ligjore. Flitej se do të ishte shpronësim, por nuk i përmbahej ligjit për shpronësim”, tha ai.

Qeveria anulon vendimin për shpronësim milionësh ku përfshihej objekti i Dukagjinit

Ai tha se nuk sqarohet se i kujt është objekti, por VV-ja e ka identifikuar përmes ekspertëve që njohin.

“Ishte vendim për marrje në konsiderim, por kjo kishte kaluar në proces tjetër jashtëligjor. Shpronësimet bëhen në situata specifike. Shpronësimi bëhet në raste tjera, jo si kjo. Ta zëmë vetëm atëherë kur s’ka tjetër opsion”, tha ai.

Edhe Qeveria anulon vendimin për shpronësim milionësh ku përfshihej objekti i Dukagjinit Arbëri Qeveria anulon vendimin për shpronësim milionësh ku përfshihej objekti i Dukagjinit

Zogiani tha se ky ishte improvizim që e ka bërë Qeveria për interesa klienteliste.

“Motivet për të dhënë këtë vendim për shpronësim kanë qenë kryekëput klienteliste”, tha tutje.

Ai tha se i takon kompanisë Dukagjini, pronarit Ekrem Lluka.

“Në këtë përgjegjësi futet krejt Qeveria, sepse e ka nënshkruar krejt Qeveria. Do të thosha që nuk mundet asnjë partnerë qeverisës të shmangë përgjegjësinë. Nuk ishte veç 50 milionë euro investim, bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro. Po flasim për 40 mijë m katrorë”, tha tutje, duke shtuar se do të arrinte shumën deri 55 milionë euro.

Zogiani tha se Qeveria po udhëheq jashta çdo vizioni e çdo plani.

Edhe VV: Qeveria, 55 milionë euro për shpronësim të një ndërtese Arbëri VV: Qeveria, 55 milionë euro për shpronësim të një ndërtese

Ai tha se sipas të gjitha gjasave, denoncimi dhe gjuha që ka bërë LVV-ja ka ndikuar që Qeveria të anulojë vendimin për shpronësim.

“Ka qenë situatë që Qeveria nuk ka mundur ta përballojë”, tha tutje.