Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se propozimi për transformimin e rrugës “Rexhep Luci” në park urban, është parë pozitivisht nga banorët e kësaj zone.
Zogaj ka njoftuar se të enjten, ka mbajtur një takim me banorët e lagjes, me të cilët ka folur lidhur me këtë iniciativë, për të cilën tha se ka marrë mbështetje.
“Propozimi për transferimin e rrugës ‘Rexhep Luci’ në park urban po merr mbështetje pozitive nga qytetarët e lagjes. Sot, diskutuam me banorët e lagjes, prezantuam idetë dhe diskutuam për këtë zgjidhje”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
Ditë më parë komuna ka njoftuar se kjo rrugë së shpejti mund të shndërrohet në hapësirë për ecje dhe argëtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës po mendon ta shndërrojë rrugën “Rexhep Luci” në hapësirë për argëtim
-
Prishtina jo e vendosur për minisheshin, hapet rruga “Rexhep Luci”
-
Gjykata aprovon kërkesën e KOHËS, pezullon vendimin për mbylljen e rrugëve
-
Qytetarët dorëzohen pas intervenimit të Policisë për t’ua hequr veturat në rrugën “Rexhep Luci”
-
Me gjithë kundërshtimin e banorëve, Komuna mbyll rrugën “Rexhep Luci”