Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji, shkruan sot Koha Ditore.
Në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zëvendësndihmëssekretares së mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në takim me zyrtaren e lartë nga Pentagoni, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet “brenda kuadrit kushtetues të vendit, në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me komunitetet”, dhe ka shtuar se ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Transformimi i FSK-së në Ushtri vazhdon, me gjithë vërejtjen e NATO-s
-
Haradinaj nuk beson se Thaçi s’ka qenë i informuar për ligjet rreth Ushtrisë
-
SHBA-ja: Transicioni i FSK-së përmes një ndryshimi kushtetues
-
Krejt çfarë u tha sot rreth transformimit të FSK-së në Ushtri
-
Haradinaj: Transformimi i FSK-së në FAK garanton sigurinë e Kosovës dhe rajonit