Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhvlerësohen valutat kryesore në këmbim me lekun

Tiranë, 24 janar - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat kryesore euro dhe dollari amerikan, u zhvlerësuan në këmbim me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 124.44 lekë ose 0,44 lekë më pak se një ditë më parë dhe dollari këmbehet 109.60 lekë ose 0,35 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Ndërkohë që paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen përkatësisht me 142.90 lekë dhe 110.22 lekë ose secila nga monedhat është zhvlerësuar me 0,22 lekë dhe 0,14 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Aktorët e tregut shprehen se, këmbimi valutor vendas reflekton ecurinë në tregjet e huaja por sipas tyre edhe kërkesë oferta në tregun e brendshëm dikton lëvizjet e këmbimit.

Gjithsesi tregu valutor vendas luhatet brenda pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.

Edhe Dollari fiton terren në raport me lekun, euro zhvlerësohet lehtë Arbëri Dollari fiton terren në raport me lekun, euro zhvlerësohet lehtë

Monedha kryesore

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan

USD

109.60

-0.35

Euro

EUR

Edhe Sot, dollari amerikan dhe paundi britanik humbasin terren kundrejt lekut Arbëri Sot, dollari amerikan dhe paundi britanik humbasin terren kundrejt lekut

124.44

-0.40

Poundi Britanik

GBP

142.90

+0.22

Franga Zvicerane

CHF

Edhe Euro dhe dollari humbasin terren në raport me lekun Arbëri Euro dhe dollari humbasin terren në raport me lekun

110.22

+0.14