Shtatorja e “Ushtarit të panjohur” në Gjilan, është hequr nga vendi i vet.
Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka propozuar Kuvendit Komunal zhvendosjen e përmendores 50 metra më larg nga pozita ku ishte deri tash, raporton KTV.
Zyrtarët komunalë kanë thënë se ka qenë kërkesë e qytetarëve që të zhvendoset përmendorja nga aty, por kanë pranuar se nuk ka pasur peticion apo diskutim publik, por vetëm biseda joformale me ta.
E në vend të kësaj përmendoreje, do të vendoset ajo e Idriz Seferit.

Kundër këtij ndryshimi ka dalë komuniteti i artistëve në këtë komunë, që ka nisur edhe një peticion online.
Ata ankohen se për këtë vendim, komuna është dashur të marrë edhe mendimin e tyre.
Edhe
Mbi 300 nënshkrime për rikthimin e “Ushtarit të panjohur”, Komuna e Gjilanit nuk e tërheq vendimin
Mirëpo, në komunë thonë se deri tani nuk ka ardhur ndonjë ankesë nga qytetarët apo shoqëria civile.
Megjithatë, mendimet e qytetarëve për pozitën e këtyre dy përmendoreve, janë të ndryshme.
Përmendorja e heroit Idriz Seferi do të përurohet më 28 Nëntor.