Arbëri

Zhduket ish-ushtari i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) në Pejë ka njoftuar se është zhdukur ish-ushtari Samir Puza.

Në njoftimin e bërë në Facebook të enjten, OVL UÇK ka shkruar se as organizata e as familja e Puzës s'kanë informacion që nga 25 marsi.

“Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se s'është në dijeni për rastin.