Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Zharku ka thënë se lista e koalicionit LDK-AKR është dorëzuar pasi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti ia kanë dhënë vulën.
Zharku tha se nuk ka pasur pakënaqësi nga asnjë kandidatë, transmeton Kosovapress.
Këto komente i bëri në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës Mramor-Grashticë e gjatë rreth 5 km. Ky projekt do të kushtojë 1.2 milion euro dhe do të kryhet për 169 ditë.
Zharku mohoi se këto punime bëhen për shkak të fushatës pasi tenderi është shpallur para tre muajve.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK: Pa u arritur marrëveshja me të gjithë, emrin e Hotit nuk e dërgojmë te Thaçi
-
Analistët vlerësojnë se ekzekutivi i ardhshëm nuk do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve
-
Mustafa beson se LALA ka vullnetin dhe forcën për të fituar në zgjedhje
-
Mustafa: LDK-AKR-Alternativa, koalicion që lufton korrupsionin
-
Si u bë radhitja në listën zgjedhore të LDK-së