Vikend me jo pak punë kanë paralajmëruar të premten në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe në Lidhjen demokratike (LDK). Zyrtarë të këtyre subjekteve politike kanë thënë se në dy ditët e fundit të kësaj jave do të bëhet e pamundura për të gjetur një marrëveshje për bashkëqeverisje, premtim që e kishin dhënë edhe përpara zgjedhjeve të 6 tetorit.
Albulena Haxhiu dhe Vjosa Osmani, të dyja pjesë e ekipeve që kanë zhvilluar negociatat, kanë shprehur gatishmëri edhe për lëvizje prej ofertave të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Haxhiu, të cilën mandatari për ta formuar Qeverinë, Albin Kurti, e ka propozuar për ministre të Drejtësisë, ka thënë se LVV-ja, parti së cilës i takon, është shumë e interesuar që sa më parë palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.
“Si fillim ky është çelësi, e më pas do të bëjmë përpjekje të mëdha që të gjendet konsensusi”, i ka thënë gazetës Haxhiu. “Kemi pasur komunikime, por sigurisht duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Çfarëdo varianti tjetër do të ishte veprim i gabuar. Në këtë drejtim besoj që do të ketë takime së shpejti, për të definuar dhe qartësuar këtë proces e përpjekje”.
Osmani, e cila ka qenë kandidate e LDK-së për kryeministre, ka theksuar se vikendi do ta sqarojë përfundimisht epilogun… (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)
-
VV-ja e hapur për koalicion, përveç me LS-në e PDK-në, Haxhiu: Ka pasur përpjekje me LDK-në
-
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në
-
LVV-ja nuk e mohon marrëveshjen në parim me LDK-në
-
LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve
-
Analistët shohin rritje të interesimit të LDK-së për koalicion