Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhet Kryesia e re e Këshillit të Prindërve të Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka zgjedhur sot Kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, të përbërë nga: Imret Reshiti - kryetar, Drita Vladi - nënkryetare, Drita Sadiku Zuqaku dhe Burim Bruqaj.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti ka folur për rolin e rëndësishëm të Këshillit të Prindërve të Kosovës në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Këshilli i Prindërve të Kosovës përbëhet nga 9 anëtarë, 7 përfaqësues të rajoneve të ndryshme të Kosovës dhe 2 përfaqësues të minoriteteve.