Projekti i zgjerimit të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, i iniciuar së paku dy vjet më parë, do të fillojë vitin e ardhshëm. E krahas zgjerimit të rrjetit do të vendosen edhe matësit e energjisë elektrike, nëpër objektet që furnizohen me ngrohje qendrore, përmes një projekti prej 10 milionë p eurosh, i financuar organizata amerikane “MCC”.
Por, nga zgjerimi i rrjetit do të përfitojnë vetëm banorët e dy lagjeve të kryeqytetit, ndonëse nevojat janë shumë më të mëdha. Deri tani në ngrohje qendrore janë të lidhur vetëm 20 për qind e banorëve të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Afërdita Uka- Fejzullahu, zëdhënëse e “Tremokosit”, ka thënë se zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të koogjenerimit.
Ajo ka shtuar se zgjerimi i rrjetit do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me donatorët të cilët e kanë financuar këtë projekt, siç është Komisioni Evropian dhe donatorëve të tjerë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ka filluar zgjerimi i rrjetit të ngrohjes në kryeqytet
-
Shtyhet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes së qytetit për një vit
-
“Mati 1” edhe këtë dimër pa ngrohje qendrore, Termokosi premton se bëhet vitin tjetër
-
BE-ja përkrah Termokosin edhe me 20 milionë euro për zgjerim të rrjetit
-
“Termokos” këtë vit fillon zgjerimin në disa lagje të Prishtinës