Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka caktuar datën 30 qershor të vitit 2019 datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Presidenti Meta dekreton “Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”, njoftuan sot mediat e Tiranës.
Era e fushatës së pashpallur për këto zgjedhje nga subjektet politike në fakt ka ditë që ndihet.