Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjedhjet për kuvendet komunale të Zveçanit e Leposaviqit do të mbahen më 25 dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 25 dhjetorin, datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe të Leposaviqit.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit”, thuhet në njoftimin e presidencës të premten.

Ajo ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok do të mbahen më 18 dhjetor.

Edhe Osmani: KQZ-ja e gatshme për organizimin e zgjedhjeve për kuvendet komunale në Zveçan e Leposaviq Arbëri Osmani: KQZ-ja e gatshme për organizimin e zgjedhjeve për kuvendet komunale në Zveçan e Leposaviq

Veriu duhet t'i zgjedhë kryetarët e komunave dhe kuvendet komunale, pasi serbët u tërhoqën nga institucionet, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës nuk e pezulloi vendimin për targat.