Nehat Mustafa, që shërben si zëvendësministër në MPB, ka kritikuar shefin e tij, ministrin Skender Hyseni për menaxhim të dobët të Ministrisë së Brendshme.
“Nuk kam se si të mos reagoj për mënyrën si po e menaxhon ministri këtë ministri sepse kurrë, asnjëherë, për 13 muaj nuk është mbledhur kabineti nga ana e ministrit. Kur flasim për inspektoratin policor, kohëve të fundit janë bërë disa lëvizje brenda por të cilat do të jenë negative. P.sh. për postin e drejtorëve të departamenteve në inspektoratin policor në konkursin e fundit është hequr si kriter përvoja menaxheriale që duhet të jetë së paku 4 vjet. Ky kriter vlen për secilin institucion. Pse është bërë kjo... dyshoj se është bërë me qëllim që të përgatiten persona të caktuar”, ka deklaruar Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se porsa të bëhet përzgjedhja, “ju garantoj se do dal publikisht, edhe pse veç po fliten emrat se kush do jenë drejtorë në këto departamente”.