Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zeqiri tregon si të procedohet tutje me Asociacionin

21:05 - Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiç ka sqaruar për Kohën Ditore se Asociacioni i Komunave serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.

Mirëpo Ardian Zeqiri, drejtor në Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë në Rubikon të KTV-së ka thënë se baza e Asociacionit është në marrëveshjen e parë.

“Në marrëveshjen e parë, Gjykata Kushtetuese ka thënë se është marrëveshje ndërkombëtare dhe si të tillë ne nuk e analizojmë. Baza e Asociacionit është në marrëveshjen e parë”, ka thënë ai.

Zeqiri ka shpjeguar se si mund të procedohet tutje me këtë marrëveshje.

“Mendoj që duhet të krijohen disa institucione në mënyrë që të krijohet mundësia e shfrytëzimit të hapësirës për bashkëpunim komunal dhe të respektohet ligjshmëria e Republikës së Kosovës.

Edhe BE-ja pret nga Kosova negocimin për AKS-në, kritikohet nga shoqëria civile Arbëri BE-ja pret nga Kosova negocimin për AKS-në, kritikohet nga shoqëria civile

“Është shumë pak e mundshme nëse nuk duam të ndryshojë kushtetuta. Duhet të bëhen ndryshime kushtetuese që të gjitha këto parakushte të adresohen me krijimin e një institucioni, qoftë ajo edhe OJQ. Duhet të krijohen disa institucione. Nëse krijohet hierarki, atëherë kemi të bëjmë me një stresim të rendit institucional të Kosovës”, shtoi tutje Zeqiri.


Tahiri: S’ka koncesion për Asociacionin

Image

20:25 - Gjatë ditës së sotme, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Asociacioni i komunave serbe do të formohet, duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Haradinajt, Qeveria e ka formuar ekipin për hartimin e statutit të AKS-së, i cili do të raportojë çdo muaj në Bruksel.

Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, në Rubikon të KTV-së foli për procedurën nëpër të cilën është paraparë të kalojë kjo temë.

“Në qoftë se shkon si OJQ, nuk ka nevojë të votohet në Kuvend. Kush mendon se ekipi i Ramush Haradinajt do të bëjë koncesion në këtë temë, gabim e ka, nuk do të bëjmë koncesion”, ka thënë ai.

Edhe Kosova kushtëzon Serbinë për Asociacionin: Zbatimi, pas njohjes reciproke Arbëri Kosova kushtëzon Serbinë për Asociacionin: Zbatimi, pas njohjes reciproke

Është thënë se draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga tre mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ.


Haxhiu thotë se Kosova ka pësuar vetëm dëme nga dialogu me Serbinë

Image

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka pësuar vetëm dëme nga dialogu me Serbinë.

Në Rubikon të KTV-së, ajo ka thënë se vetëm marrëveshja për njohjen e diplomave ishte e drejtë, por edhe ajo nuk u konkretizua për shkak të rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

“Kosova është dëmtuar në procesin e dialogut. Jemi kundër këtij dialogu. Ka qenë vetëm marrëveshja për diplomat, që është hedhur poshtë më pas nga Kushtetuesja e Serbisë”, ka thënë ajo.

Edhe Qeveria: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive Arbëri Qeveria: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive

Haxhiu është shprehur se nuk e kupton se si “qeveria Haradinaj mund të negociojë me Serbinë, me ekipin e udhëhequr nga Avni Arifaj, ndërsa në anën tjetër Thaçi vazhdon me bisedimet e tij, që i ka marrë arbitrarisht në kohën kur vendi ishte në proces zgjedhor”.

Ajo ka kërkuar dialog të brendshëm politik dhe me shoqërinë civile për dialogun me Serbinë.