Ulqin, 16 prill - Ministri për të Drejtat e Njerëzore e të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, ka thënë se Kosova është lidere në Ballkan për respektimin e të drejtave të pakicave.
"Nëse duam të shkojmë në Europë, atëherë duhet të dëgjojmë çfarë mendon Europa për ne, dhe nga ky aspekt ne jemi larg para të gjitha shteteve të Ballkanit, madje sipas të gjitha kritereve. Por ka një të vërtetë, e kemi shtetin e Kosovës, ku pakicat kanë më shumë të drejta se në Malin e Zi", është shprehur Zenka gjatë hapjes së shkollës për studime politike në Ulqin, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.
ka vlerësuar ai, Kosova ka një minus dhe ky për shkak se malazeztë ende nuk janë kategori kushtetuese. "Por kjo nuk është për fajin e politikanëve të Kosovës, por të politikës serbomadhe" është shprehur ai.
-
Zenka: Qeveria e Malit të Zi po e realizon atë që thotë Vuçiqi
- Liberalizojini vizat për fëmijët
-
Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë vende të garantuara në Parlament
-
Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
-
Kryeziu: S’ka mungesë të lirisë së shtypit, ka rënie të standardit të mediave