Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, është takuar të hënën me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Në takim Zemaj ka njoftuar se i ka ofruar përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për ekonominë në vend, por se ka kërkuar edhe bashkëpunimin nga bizneset dhe zbatimin strikt të masave të caktuara nga Qeveria e Kosovës.
Rukiqi ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës do të përkrahë projektet të cilat kontribuojnë në parandalimin e COVID-19.
“Bashkë u zotuam se do ta thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës!” – ka njoftuar Zemaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Zemaj paralajmëron masa të reja
-
Shqyrtohen mundësitë e heqjes së disa kufizimeve për bizneset
-
Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Izraelit zotohen për rritje të bashkëpunimit
-
Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave
-
Zemaj takon homologun e tij austriak, diskutohet për sigurimin e vaksinës anti-COVID-19