Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj: PDK-së i pengonte suksesi i LDK-së

Armend Zemaj, kandidat për deputet nga LDK-ja në Interaktiv të KTV-së ka thënë se qytetarët e Kosovës, janë të gatshëm për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk ka qenë farë befasi, pasi sipas tij, ky koalicion është paralajmëruar shumë më herët.

“Unë e kam bërë të ditur një gjë të tillë, koalicioni ynë ka qenë në bisedime shumë më herët, prandaj nuk duhet konsideruar befasi”, ka thënë ai.

I pyetur për koalicionin e kaluar me PDK-në, Zemaj ka thënë se ata ishin pengesë e sukseseve të tyre.

“Nuk po them që PDK ka qenë pengesë për gjithçka, pasi ne kemi qenë në koalicion me ta, por ata ishin pengesë e madhe për rritjen e ekonomisë dhe arritjes së sukseseve tona”, ka thënë Zemaj.

Sipas tij, Elektorati i LDK-së ka kërkuar një ndryshim dhe që kështu u dha fundi koalicionit me PDK-në, pasi brenda këtij koalicioni, sipas tij, kishte kishte kundërshtime të mëdha në shumë aspekte.

Edhe Zemaj nuk është befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Arbëri Zemaj nuk është befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma

“PDK gjithmonë është në kërkesë të interesave të tyre, jo të qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai.

Zemaj, zgjedhjet e 11 qershorit i konsideron më të lehta pasi është një bllok me koalicione dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Zhvillimi ekonomik i vendit është synimi i të gjitha koalicioneve, diçka më e mirë për vendin”, ka shtuar ai.