Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar kontrata e radhës me specializantë.
Gjatë së mërkurës dhe të enjtes 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt.
Me këtë rast Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush.
“E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin. Kemi vendosur që askush mos të pret e mos të diskriminohet”, ka thënë ai./EO
Artikuj të ngjashëm
-
Specializantët e ri nënshkruajnë kontratat, Zemaj: Mos e harroni betimin e Hipokratit
-
Ish-ministri Zemaj e quan mashtrim deklaratën e Latifit për anesteziologët
-
Zemaj: Vaksina anti-Covid do të vijë në shkurt
-
Specializantët protestojnë para MSH-së, kërkojnë ekzekutimin e pagesave shtesë
-
Zemaj: Më s’do të ketë specialistë të papunë