Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj: Asnjë i vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se ky lajm i bënë të ndihen mirë, por sipas tij, nuk ua zbeh përkushtimin në luftën kundër pandemisë.

Ai tutje ka njoftuar se gjatë ditës ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

“Kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do të ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë ai.