Eranda Zekaj, hulumtuese në IKD, ka thënë se sipas Këshillit konsultativ të gjyqtarëve evropianë, mund të komentohen vendimet e gjyqësorit nga ekzekutivi, por nuk duhet të ketë vlerësime.
Sipas saj, sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur në çdo rast e se vlerësimet nga niveli politik nuk guxojnë t'i vënë në pikëpyetje vendimet e tij.
“Ekzekutivi duhet të zgjedhë fjalët e përdorura, që të mos ngritë nxitje, presion apo mosbesim te qytetarët. Lejohet komentimi sqarues, por jo vlerësues. Nuk mund të lëshohen në vlerësimin se si Gjykata e ka vlerësuar rastet e caktuara. Nuk është kompetencë e ekzekutivit apo legjislativit të vlerësojnë provat apo rrethanat në të cilat një individ shpallet fajtor apo jo. Pastaj ky vlerësim pastaj mund të ndikojë në reputacionin e individit”, ka thënë ajo në “Interaktiv”.
Zekaj ka theksuar se në shumë raste gjyqtarët nuk ndëshkohen për shkelje, por se kjo nuk mund të jetë arsye që ekzekutivi t’i komentojë.
“Ne kemi evidentuar disa raste kur është dashur të ngritet procedurë disiplinore për gjyqtarë. Edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, kur bëjnë shkelje disiplinore, nuk iniciohen procedurat... Në shumë raste kemi politikë tejet të butë ndëshkimore, pastaj ndikon në zbehjen e besimit. Por kjo nuk i jep të drejtë ekzekutivit apo legjislativit të komentojnë”, ka shtuar ajo.
Edhe
Zekaj: Qeveria ka dështuar në reformën në drejtësi
Ajo ka thënë tutje se Qeveria nuk mund të niset me arsyetimin se po do ta përmirësojë sistemin gjyqësor duke bërë vlerësime të tilla.
“Të mos kemi deklarata të tilla që sipas ekzekutivit kanë për qëllim përmirësimin e sistemit gjyqësor. Përmirësimi bëhet në forma të ndryshme, si me reformë që është mënyra e duhur”.
-
Krasniqi e Zeka me opinione të kundërta për bashkëpunim në mes të Këshillave për çështjet e aktakuzave
-
Blakaj akuzon Kushtetuesen për shërbim ndaj opozitës, Jakaj: Po tentohet denigrimi i drejtësisë
-
Osmani: Gjykata dhe gjyqtarët s’janë shenjtëri
-
Kushtetuesja kërkon që të ndalen “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë”