Me gjuhën çfarë e karakterizon, deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se “e ka një pyetje për do balosha të fb dhe kundërshtarë të Ramushit”.
“Në jetën time, dy herë kam pi kafe me Ramush Haradinajn. Kurrë biznes nuk kam ba me të. Herën e parë kur kam pi kafe, ka qenë viti 2004-2005.
Tani me ka ardhë shanci me përzgjedh në mes të gjithë kandidatëve për Kryeministër. Jo që mendoj, po jam i bindur, që në krahasim me Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin, është ma i miri”, ka thënë Zeka.
“Juve që veç po e shani, e nuk po e kritikoni, sepse qindra herë vet e kam kritiku, pash Zotin a mos vallë ju ka pas pyet Ramushi nëse duhet me dalë e me luftu kundër Serbisë, bashke me vëllazni?! Mos ju ka pas pyet juve a është mirë me hy në Kosovë bashkë me vëllanë Luanin, Fehmine e Xhevën, ku u vra edhe Luani? A mos i patët ndihmu me ja tregu rrugën, apo me ja çelë rrugën nga bora?! O ju jeni aq të mjerë, aq racë meshavine, sa që me ua kontrollu ADN-në, ku me dite sa klm largë Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave të farës tuaj”, ka thënë më tej.
“Rrini pa merak, Ramushi do bëhet kryeministër, për inati të sojit tuaj, që abuzoni me gjuhën shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurinë, me njerëzillekun!!!”.