Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Afrim Kiçina

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Afrim Kiҫina në vendin e rënies së tij, në fshatin Abri të Drenasit është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore.

Në përkujtim të Dëshmorit Afrim Kiҫina, merrnin pjesë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues të institucioneve të Qeverisë, të Parlamentit të Kosovës, bashkëluftëtarë, shoqata të dala nga lufta e UҪK-së, familjar dhe shumë qytetarë.

Me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore, Lladrovci vlerësoi lartë veprën dhe heroizmin e Afrim Kiҫinës.