Me 100 mijë eurot që këtë javë ia ka ndarë Zyrës së presidentit, Qeveria e ka boshatisur rezervën shtetërore, vlera e së cilës për sivjet ishte 4.8 milionë euro.
Qeveria Haradinaj ka treguar shembuj se nga ky fond mbështet edhe akterë të veprimeve që dënohen me ligjet që Kosova i ka në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithsej 45 vendime i ka marrë Qeveria, nëpërmjet të cilave është prekur në rezervë.
Lumir Abdixhiku, kryetar i Komisionit parlamentar për buxhet, ka thënë se edhe menaxhimi i këtij fondi është bërë konform qasjes “për interesa të dhëna partiake”.
E në Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë vërejtur se gjatë vitit të parë të kësaj qeverie, rezerva shtetërore është shpenzuar duke mos respektuar procedurën dhe arsyeshmërinë e kërkuar në Ligjin për menaxhim të financave publike. / Besnik Krasniqi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore
-
Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme
-
Ndarja e 2 milionë eurove për fluturimet për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit
-
105 milionë € kostoja e shtesave, shprehet drojë se do ta rrisin inflacionin