Kosova ka emëruar Zana Zeqiri Rudin si ambasadore në Shën Lucia.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka falënderuar këtë shtet për marrëdhëniet, siç ka thënë ai, të shkëlqyera me Kosovën.
“Falënderime Qeverisë së Shën Lucisë për pranimin e ambasadores sonë dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike dhe miqësore me Kosovën. Me ambasadoren Zana Zeqiri Rudi të akredituar për të shërbyer atje, ne mezi presim të punojmë së bashku në projekte me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Pacolli.
Rudi shërben si ambasadore e Kosovës edhe në Panama, El Salvador, Honduras, Kosta Rika, St.Kitts & Nevis dhe Belize.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadorja e Kosovës dorëzon letrat kredenciale në Belize
-
Pacolli: Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe
-
Ambasadorja e Kosovës në Panama dorëzoi letrat kredenciale në Saint Kitts dhe Nevis
-
Kosova synon ta rritë përfaqësimin në Amerikën Latine me ambasadore jorezidente në Kostarikë
-
Njohja e Kosovës, Kenia thotë se Pacolli shkoi atje si i deleguar i Osmanit