Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zagrebi e Kullat Binjake Aljaber në Katar vishen me flamurin e Kosovës

Shtete të shumta kanë zgjedhur të veshin objekte të ndryshme me ngjyrat e flamurit të Kosovës në nder të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së saj.

Ndër to është Katari. Koha ka siguruar disa pamje ku shihen Kullat Binjake Aljaber në Lusail të këtij shteti janë mbuluar me ngjyrat kaltër e verdhë.

Image

Përveç këtij shteti, edhe vendi mik i Kosovës, Kroacia, ka nderuar shtetin duke paraqitur pamjet e flamurit të Kosovës në qendër të Zagrebit.

Ngjyrat kaltër, verdhë e bardhë, kanë formësuar flamurin kosovar në fontanën e kryeqytetit kroat.

Image