Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, që në këto zgjedhje ishte pjesë e koalicionit fitues PAN, u ka bërë thirrje dy partive opozitare, Vetëvendosje e LDK që të mbledhin votat për rrëzimin e qeverisë.
Ai ka thënë se nëse këto dy parti mbledhin 60 vota, atëherë ai do t’ua ofronte votën e tij për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
“Për VV dhe LDK. Bëni 60 vota që të kontribuoj si i 61 për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook, raporton Koha.net.
Këtë deklarim Berisha si duket e ka bërë i indinjuar me vendimin e KQZ-së për të decertifikuar atë nga gara për të parin e Prizrenit.
Ai tha se dëshiron t’ia dëshmojë Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së, se “për 45 ditët e ardhshme a do e ‘respektoj’ ligjin për zgjedhje”.
-
Berisha: Unë do të reflektoj, do ta votoj këdo në votim të hapur
-
Opozita synon ta rrëzojë Qeverinë në shtator me vota nga VV-ja
-
AAK-ja i kërkon opozitës ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë
-
LDK-ja në kërkim të votave te komunitetet, Berisha kushtëzon përkrahjen me ministri
-
Haradinaj për rrëzimin e Qeverisë: Le ta bëjnë, na shpëtojnë