Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, pas të cilit takim Zaev deklaroi se janë dakorduar për shumë çështje të rëndësishme në kuadër të kushteve të vendosura nga të dyja palët.
Zaev u deklarua optimist se do të marrë mandatin për të formuar qeverinë, megjithatë nuk deklaroi nëse ka marrë garanci nga kreu i BDI-së për mbështetje me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ahmetit.
Zaev shtoi se palët kanë rënë dakord për formimin e një organi që në shpërndarjen e buxhetit do të kujdeset për zhvillimin e komunave më të varfra dhe vendeve rurale me zhvillim më të vogël.
Artikuj të ngjashëm
-
LSDM-BDI arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Maqedoni
-
Sot ritakohen Zaev e Ahmeti, pritet marrëveshja përfundimtare për qeverinë
-
Nesër mbahet takimi përfundimtar për marrëveshje bashkëqeverisëse mes Ahmetit dhe Zaevit
-
LSDM-ja vazhdon bisedimet me Besën për formimin e Qeverisë
-
Zaev- Ahmeti diskutojnë për koalicionin qeverisës