Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zaev: Dua të paktën një fasadë të “zhvesh”, s’do të shpenzoj për rrënimin e “Shkupin 2014”

Ne nuk synojmë të shpenzojmë paratë e qytetarëve për rrënimin e monumenteve të “Shkupi 2014”, por unë dua të paktën një fasadë të “zhvesh”, tha kryeministri Zoran Zaev në debatin me gazetarët.

“Ajo është vetëm dëshira e personit, por nuk kam ndërmend të shpenzoj paratë edhe për rrënimin apo zhvendosjen e monumenteve. Kam premtuar numratorin që të rrotullohet në çdo para të vjedhura dhe se ai do të vendoset kur do të ndodhë aktgjykimi i parë se paratë janë shpenzuar në një mënyrë kriminale”, tha Zaev, transmeton Tetovasot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pyetjen se cili do të jetë fati i “Mercedesit” të shtrenjtë që e bleu Gruevski, Zaev tha se ai nuk ka ndërmend të vozitet me të, po as ndonjë ministër.

“Shuma me të cilën është blerë Mercedesi ka qenë 580.000 euro, nëse e shesim tash nuk do të kushtojë më shumë se 440.000 euro. Me shumë gjasa do ta shfrytëzojmë për delegacione ndërkombëtare. Ai është lënë në garazh, i shkatërruar, i shqyer nga macet. Shpresoj se ministri i Punëve të Brendshme sa më shpejt do t’i thërrasë gazetarët që të shohin gjendjen e Mercedesit”, tha Zaev.