Kompania “Z-Mobile” ka thënë se sulmet që po i bëhen kompanisë në lidhje me rastin e Telekomit kanë për qëllim për të fshehur fajtorin e vërtetë që ka çuar në këtë situatë. “Z-Mobile” ka thënë se nuk është fajtori dhe se është pala e dëmtuar në këtë rast. Si e tillë ka ndjekur rrugët ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite.
“Po bëhen thuajse dy javë që kompania “Z-Mobile”, si palë e dëmtuar tash e disa vjet, ka heshtur përballë sulmeve të qëllimshme dhe vazhdueshme për shkak të situatës së krijuar pas lejimit të përmbarimit të borxhit që Telekomi i Kosovës ka. Për çudi askush nuk ka kërkuar një opinion nga ne rreth kësaj çështje. Këto sulme janë të qëllimshme drejt kompanisë Dardafone.net, siç njihet me emrin tregtar “Z-Mobile” për të fshehur fajet dhe përgjegjësitë e të tjerëve karshi situatës së krijuar pas vendimit përfundimtar të Gjykatës që lejon përmbarimin dëmit që na është shkaktuar si pasojë e moszbatimit të kontratës për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile virtuale”, thuhet ndër të tjera reagimin e Z-Mobile. “Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, “Z-Mobile” vazhdimisht ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të zbatojë detyrimet e saj që rrjedhin nga kontrata dhe vendimi i Arbitrazhit në Londër. Sulmet kundër “Z-Mobile” janë të qëllimshme për të fshehur fajtorin e vërtetë të sjelljes së kësaj situate”.
https://www.koha.net/arberi/229602/bllokohen-llogarite-e-telekomit/
-
Telekomi kërkon hetim për dyshimet për vepër penale në rastin Z-Mobile
-
Telekomi thotë se i janë bllokuar llogaritë sërish
-
Për kalkulim borxhi, ekspertët morën dokumente në Dardafon por jo edhe në Telekom
-
Telekomi kërkon përjashtimin e gjyqtarit nga rasti me “Z-Mobile”
-
Punëtorët e Telekomit në protestë, paralajmërojnë edhe grevë