Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: MIE po merret me punë që i takojnë MPJ-së

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se është e papranueshme, zbatimi i kontratës së nënshkruar nga ministria e Integrimit Evropiane dhe kompania amerikane.

Ymeri në një konferencë për media ka thënë se përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, MIE ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ndërhyrje në kompetencat e ministrive tjera siç është ajo e Punëve të Jashtme, transmeton KTV.

“Përmes kësaj kontrate Ministria e Integrimeve e ka marrë rolin e MPJ-së. Përmes kësaj kontrate Hoxha dhe Ministria i kanë kaluar kompetencat e veta. Ministria do të duhej të përqendrohej të procesi i integrimit në BE, e jo të merret me lobim", tha ai.

Bazuar në caktimin kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si person kontaktues, Ymeri ka shtuar se kjo kontratë rreth 150 mijë eurosh, është bërë për interesa partiake e jo të ministrisë.

"Kur është vendosur emri i personit nga Kosova është vendosur emri i Kadri Veselit po mendoj që në këtë kontratë është PDK dhe në këtë drejtim e ka vendos kryetarin e partisë së vet pa pikë lidhje si person kontraktues që lë të dyshohet se kjo kontratë më shumë do të shërbejë interesave partiake e Kadri Veselit", tha ndër të tjëra Ymeri.