Ka nisur punën Komisioni Hetimor Parlamentar për Telekomin, raporton KTV.
Kreu i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka kërkuar që hetimet në Telekom të fillojnë nga viti 2009. Ai mes tjerash ka propozuar zgjatjen e punës së komisionit nga 1 në 6 muaj, propozimi i cili është miratuar me shumicën e votave të të pranishmëve.
Ymeri ka theksuar se komisioni ende nuk e ka definuar punën e tij. Ai ka kërkuar fokusimin në tri shtylla kryesore të hetimit: Kontrata të dëmshme të lidhura me palët e treta, ndikimi i politikës dhe marrja e dividentës si dhe instalimi i nepotizmit në këtë ndërmarrje.
Të enjten e kaluar kishte dështuar mbajtja e takimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Telekomin, pasi aty nuk u paraqitën shumica e deputetëve të pushtetit. Vetëm 5 pesë deputetë ishin të pranishëm dhe në mungese kuorumit, takimi është shtyrë për sot.
Shkumbin Demaliaj dhe Bekim Haxhiu nuk u paraqiten fare në takim dhe as që kishin njoftuar se do të mungonin, derisa Fikrim Damka dhe Milaim Zeka kanë qenë në udhëtim zyrtar.
-
Komisioni parlamentar fton në raportim menaxhmentin e Telekomit
-
Komisioni Hetimor për Telekomin nuk i ka ende as kontratat, as ekspertët për punë
-
Ymeri përmend katër shkaktarët potencialë që dyshohet se degraduan Telekomin
-
Në Telekom s’do të ketë punësime për 6 muajt e ardhshëm, Komisioni do të hetojë edhe kontratat e mëdha
-
Dështon mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar Hetimor për Telekomin