Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për televizionin Kurdistan24, ka folur për kurdët, duke thënë se janë njerëz që meritojnë të drejtat dhe liritë e tyre, gjithashtu të drejtën për pavarësi.
“Mendoj që kurdët kanë vuajtur për një kohë shumë të gjatë dhe janë komb që ende nuk kanë shtet, e askush nuk mund t’ua mohoj të drejtat e tyre”, ka thënë Ymeri.
Tutje Ymeri ka thënë se askush nuk e ka të drejtën e mohimit për referendum të pavarësisë së tyre.
“Ata kanë të drejtën të jetojnë të lirë e në paqe gjithashtu në solidaritet me njerëzit tjerë anembanë botës”, ka përfunduar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ymeri pranon simbolet e Kosovës, por thotë se duhet të ndërrohen
-
Kurteshi: Nuk mund të pajtohem me rrugën që ka zgjedhur Ymeri
-
Liburn Aliu: Visar Ymeri nuk e tha qëndrimin e shumicës në Vetëvendosje
-
Ymeri nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Vetëvendosjes
-
Ymeri i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të VV-së