Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: EULEX-i e Gjykata Speciale nuk sjellin drejtësinë në vend

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se misioni i Eulex-it nuk e ndihmon drejtësinë në vend. Sipas tij, njëjtë nuk do të bëjë as Gjykata Speciale. Kjo sipas Ymerit ka qenë e ditur që nga fillimi i misionit të tyre.

Drejtësia sipas Ymerit nuk mund të vijë nga jashtë.

“E kemi ditur që nga fillimi që EULEX-i nuk e sjell drejtësinë në vend, njëjtë as gjykata speciale, drejtësia nuk mund të vjen nga jashtë”, ka thënë Ymeri.