Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, kryeministri Mustafa dhe Yee kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.
“Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, në të gjitha fushat. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n në procesin e transformimit të FSK-së. Z. Yee, po ashtu, vlerësoi lidershipin e qartë të kryeministrit Mustafa për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Sipas njoftimit kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, gjatë ditës së sotme ka biseduar edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
-
Hoyt Yee telefonon Mustafën, ky i premton se të hënën demarkacioni shkon në Kuvend
-
Mustafa në takim me Yee-në falënderon për përkrahjen e SHBA-së
-
Haradinaj u takua me Hoyt Brian Yee: SHBA-ja do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
Veseli bisedon me Hoyt Brian Yee, i flet për ngecjet në vendimmarrje
-
Mustafa s’konfirmon nëse demarkacioni do të shkojë në Kuvend javën e ardhshme