Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes të dy institucioneve.
Yagcilar, fillimisht shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për sulmin terrorist në Las Vegas duke thënë se “ne, në këto ditë të vështira, e ndajmë pikëllimin me popullin amerikan dhe solidarizohemi me shtetin amerikan”.
Ministri e falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së gjatë tërë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ministri e njoftoi ambasadorin Amerikan me prioritetet e MAP-it, duke nënvizuar projektet e rëndësishme sikur trajnimet e shërbyesve civilë, racionalizimin e institucioneve të gjyqësorit, proceset e rekrutimit, përfaqësimin e komuniteteve, bashkëpunimin me MCC-n në fushën e e-Qeverisjes.
Me këtë rast, ministri Yagcilar shprehu mirënjohje për partneritetin me USAID-in, dhe falënderoi për programin e trajnimit të shërbyesve civilë, në bashkëpunim me universitetin e Amerikës, duke shtuar se programet të tilla janë të rëndësishme për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve.
Edhe
Serwer: Parandalimi i luftës civile ishte një nga gjërat më të mira që kam bërë në Kosovë
Ambasadori amerikan Greg Delawie, falënderoi ministrin Yagcilar për ngushëllimet ndaj sulmit të tmerrshëm në Las Vegas, dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.
Ambasadori, mes tjerash, vuri theksin edhe në përfaqësimin e komuniteteve pakicë në institucione dhe tha se ky përfaqësim i komuniteteve do të vazhdojë.
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
-
Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme