Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se nënshkrimi i ligjit për gjuhët në vend të presidentit Ivanov nuk është ndër opsionet që shqyrtohen.
“Mendoj se unë nuk kam të drejtë të vendos nënshkrim në emër të dikujt tjetër” ka shtuar Xhaferi.
Megjithatë ai nuk potencoi nëse ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe të hy në fuqi edhe pa një nënshkrim të dytë. Xhaferi shtoi se ka zgjidhje të cilat po analizohen dhe do të zbatohet ajo më e afërta me procedurat e funksionimit të Kuvendit. I pyetur se a kanë komunikim dy kabinetet, i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit mes vete për ligjin e përdorimit të gjuhëve, Xhaferi tha se gojarisht ka kërkuar takim me Ivanovin por nuk ka marrë përgjigje.
Pas lirimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga paraburgimi, Xhaferi shpreson që VMRO-DPMNE-ja të kthehet së shpejti në Kuvend duke shtuar se nuk kanë argument tjetër me të cilin do të kushtëzonin pjesëmarrjen në punën e ligjvënësit.
-
Kryeparlamentari Xhaferi nuk konfirmon fuqizimin e Ligjit për Gjuhët
-
Xhaferi: Ivanov i obliguar ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët
-
Ligji për gjuhët, Xhaferi: Kam vepruar sipas kompetencave ligjore
-
Ivanovi e quan shkelje të kushtetutës shpalljen e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Ekskluzive: Është nënshkruar Ligji për Gjuhët në Maqedoni