Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Weber: Edhe EPP-ja duhet të qëndrojë në krah të demokracisë, kundër VMRO-së

Sipas Bodo Weber, analist gjerman nga Këshilli për Politikë të Demokratizimit, ngjarjet e dhunshme të së enjtes mbrëma, “për fat të keq, i kanë konfirmuar dy të vërteta që u bënë evidente për kohë të gjatë tashmë.

“E para, që ish-kryeministri Gruevski nuk është i vullnetshëm të dorëzojë pushtetin në mënyrë paqësore. Që nga incidenti i inskenuar ndëretnik në Kumanovë më 2015, deri tek ndërsymja e turmës së dhunshme të VMRO-së tani, pozicioni i tij ka mbetur konsistent në këtë aspekt. Dhe e dyta, që intervenimi i BE-së, ndërmjetësimi i saj në krizën politike në Maqedoni, ka qenë tepër i dobët që prej fillimit. Ajo kurrë nuk i është përgjigjur pyetjes se çka do të ndodhë nëse Gruevski i fiton zgjedhjet, apo se çka do të bëhet nëse ai refuzon të dorëzojë pushtetin”, tha Weber, në një deklarim për “Kohën Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke analizuar faktorët të cilët ndikuan që situata të vijë në këtë pikë të vlimit, Weber drejtoi gishtin e përgjegjësisë edhe te Bashkimi Evropian. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.