Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti të mërkurën zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, të cilin e falënderoi për ndihmën që SHBA po japin për FSK-në dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kurse zotin Yee, e shoqëronin atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Jeffrey H. Fisher dhe këshilltari ushtarak Joshua Rubin.
Ministri Demolli e njoftoi Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal, si dhe sukseset e arritura në garat ndërkombëtare.
Ai, po ashtu foli edhe për bashkëpunimin me DIRI-in në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së.
Nga ana e tij, zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Yee, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj.
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me ministrin e FSK-së e me zyrtarë tjerë shtetërorë
-
Cavolli: SHBA do të vazhdojë të mbështesë FSK-në
-
Rama kërkon mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë e Kosovës
-
FSK, përkrah trupave amerikane e të NATO-s, e gatshme të japë kontribut për sigurinë në botë
-
Delegacioni i MFSK-së në SHBA diskuton për procesin e tranzicionit të FSK-së