Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe eurodeputetja e Parlamentit Europian, Julie Ward kanë vizituar Kadire Tahiraj drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas dhe aktivistet e kësaj organizate.
Eurodeputetja e Parlamentit Europian, Julie Ward, gjatë vizitës që i ka bërë organizatës që promovon dhe mbron të drejtat e grave, ka thënë se i përkrahë dhe mbështet aktivitetet e tyre.
Ajo është shprehur e kënaqur me punën e grave të kësaj organizate dhe ka thënë se zëri i tyre do të përçohet edhe në Parlamentin Europian për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre. Gjatë qëndrimit në organizatë, ajo ka vizituar edhe ekspozitën e punëve të tyre artizanale dhe është ndarë e kënaqur me vullnetin që kanë arritur të punojnë punime të ndryshme të artizanateve me motive kombëtare.
Ndërsa kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se Komuna e Drenasit është mbështetëse dhe përkrahëse e kësaj organizate ku i ka siguruar ambiente për zhvillimin e aktiviteteve.
-
Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK
-
Vonesa në bërjen e mamografisë mobile në Drenas
-
“Rrezik”, PDK-ja me aksion në Komunën e Drenasit
-
Lladrovci për publikimin e audio-incizimit: Memli Krasniqin e ka kapur frika e humbjes në Drenas