Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: Pushteti i Podujevës keqpërdori buxhetin me 2 projekte për një rrugë

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë akuzuar qeverisjen komunale të Podujevës se i kanë keqpërdorur paratë publike në rrugën kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, zyrtarët komunalë i kanë bërë dy projekte për të njëjtën rrugë, njërën rikonstruktimin në kohë fushate dhe tjetri që tash e heq asfaltin e para dy vjetëve. Shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së, Fitim Haziri, në seancën e së premtes kur po diskutohej informata e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit për këtë rrugë, ka thënë se keqpërdorim të mjeteve ka edhe në ndërtimin e kanalizimit.

“Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka sjellë një informatë, e cila sipas Grupit të këshilltarëve të LVV-së është informatë jo e plotë ku në këtë informatë mungojnë shumë elemente me rëndësi e që është dashur të ceken. Meqenëse bëhet fjalë për rrugën ‘Zahir Pajaziti’, në këtë informatë nuk ceket se po në këtë rrugë në vitin 2017 konkretisht, në shtator, në kohë fushate, në mënyrë të jashtëligjshme janë bërë rikonstruktimi dhe asfaltimi i kësaj rruge në vlerë prej 155.493.52 eurosh”, ka thënë Fitim Haziri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)