Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: PDK me asnjë komisioner shqiptar në Leposaviq

Foto: Koha / ilustrim

Valdrin Ahmeti, sekretar organizativ i Qendrës së Prishtinës në Vetëvendosje thotë se PDK-ja nuk ka asnjë komisioner shqiptar në zgjedhjet në Leposaviq.

Ai i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Kadri Veselit, Blerand Stavileci për akuzat që ky i fundit i ka bërë ndaj Vetëvendosjes se “po i shërbejnë Serbisë e Rusisë”, transmeton Koha.net.

“Shpesh herë kemi dëgjuar ta sulmojnë Lëvizjen me akuza nga më të ulëtat kryesisht nga zyrtarë, gazetarë e analistë të PDK-së e rreth saj. I fundit që po vjell vrer ndaj Lëvizjes është Blerand Stavileci i cili para disa ditësh ka thënë që ne i shërbejmë Serbisë e Rusisë. Por, më poshtë gjeni listën e komisionerëve të PDK-së në Leposaviq, ku asnjë komisioner nuk është shqiptar”, ka shkruar Ahmeti.

E për këtë ai shton se duhet të pyetet Stavileci.

“Se ku e si i ka gjetur komisionerët PDK, duhet ta pyesim Blerandin, por tashmë janë të njëjtë me listën SRPSKA edhe në lista të komisionerëve përveçse në politikat që kanë për atë pjesë të Kosovës. Votat e shqiptarëve në 4 komuna, do të jenë për kandidatët e Vetëvendosjes, të vetmit kandidatë që do t’i përfaqësojnë shqiptarët”, ka shkruar Ahmeti.

Image