Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje në nderim të viktimave të krimit në Las Vegas, si dhe për vdekjen e albanologut kanadez, Robert Elsie, për të vazhduar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për veprim të menjëhershëm të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit.
Deputeti i LVV-së, Dardan Molliqaj, ngriti çështjen vdekjes së Deharit, ku tha se përkundër faktit që Kuvendit ka marrë vendim për një hetim të jashtëm, Qeveria e kaluar nuk e respektoi këtë vendim, shkruan KP.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, aktivistët dhe familja Dehari, presin veprim të menjëhershëm të zbardhjes së rastit i cili, tha ai, “qëllimisht është zvarritur për shkak se ka pas dhe ka qëllim politik”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Tahiri: Pse po hesht Vetëvendosja për mostrat e rastit të Deharit
-
Berisha i PDK-së: Interesi i VV-së është që të mos zbardhen rastet e vëllezërve Dehari
-
5 vjet nga vdekja e Deharit, familja vazhdon të kërkojë zbardhjen e rastit
-
4 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, familja e VV-ja kërkojnë të zbardhen rrethanat e vdekjes