Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë.
Përmes një njoftimi në Facebook, VV-ja u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që janë të interesuar, ta paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve.
“Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetarë të komunave
-
VV-ja sqaron pse disa ish-deputetë nuk janë në listat e publikuara nga qendrat e partisë
-
VV-ja publikon listën me të cilën garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
LVV-ja s’tregon kë do ta propozojë për kryeparlamentar
-
Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë