Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar, siç shprehet ajo, mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së.
“Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së. Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qëndrueshmëri operative e financiare”, thotë VV-ja.
Në postimin në Facebook, VV-ja thotë se bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së.
“Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në”, përfundon njoftimi.
{gallery}
-
Pa mbështetjen e VV-së dështon mocioni i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së
-
Bordi i shkarkuar i RTK-së kërcënon me padi
-
Bordi i RTK-së: Vendimi për shkarkim prodhon shkelje kushtetuese nga Kuvendi
-
Deputeti i VV-së: Disa udhëheqës të RTK-së duhet të shkojnë në burg
-
PDK-ja dhe LDK-ja kundër shkarkimit të Bordit të RTK-së