Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për shkak të hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës, më 7 gusht.
Në njoftimin për këtë ftesë, Vetëvendosje ka thënë se “vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës”.
“Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”, thuhet në njoftim të VV-së.
Të mërkurën në Interaktiv të KTV-së, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e kishte cilësuar skandaloz deklarimin e Veliut që kishte pranuar se patrullimi i forcave serbe brenda territorit të Kosovës ishte rutinor i përbashkët me KFOR-in.
-
Mulhaxha-Kollçaku: Do të kërkojmë llogari nga Veliu për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë
-
Veliu paralajmëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për rastin në Karaçevë
-
Komisioni për Siguri kërkon mobilizim lidhur me çështjen në Karaçevë
-
VV: Kryeministri i hutuar pa kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit
-
Ministri serb: Xhandarmëria e gatshme të reagojë nëse kërkon Vuçiqi