Sabit Demiri i ka 72 vjet, por më shumë se gjysmë shekulli të jetës së tij e ka vërë në dispozicion të aktiviteteve humanitare të Kryqit të Kuq në Gjilan.
Nga mosha 10 vjeçe ai ka nisur punën si vullnetar në Kryqin e Kuq dhe kjo punë i është bërë si profesion i dytë, krahas me mësimdhënien, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk ka ndaluar asnjëherë që nga ajo moshë duke shpërndarë pako ushqimore për njerëzit në nevojë në gjithë rajonin e Gjilanit.
Arsimtari i pensionuar pohon se gjendja e rëndë sociale e gjilanasve e bëri që t`i përkushtohet vullnetarizmit, si një kontribut minimal, për t`ua zbutuar sadopak vështirësitë me të cilat përballeshin.
Solidariteti
Ai thotë se Gjilani në atë kohë kishte një popullatë prej 6 mijë banorësh, kurse solidariteti ishte e vetmja mënyrë që dikush të mos vdiste nga uria. Në këtë kohë s’ka pasur zhvillim të industrisë. Angazhimin në Kryqin e Kuq, Sabiti thotë ta ketë bërë i shtytur nga ndjenja humane dhe skamja e madhe që mbretëronte atëkohë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjilani i jep lamtumirën e fundit gazetarit Nexhmedin Ymeri
-
Një histori dashurie turke, me burg, poezi dhe një aventurë me avion
-
Petrit Halilaj ngjyros ëndrrat e thirrjet për liri në Arabinë Saudite
-
Dëshmitari i masakrës së Reçakut thirrje Prokurorisë: Hajdeni për dëshmi se po vdesin dëshmitarët
-
Historia prapa fotografisë virale dhe ndihmës që ofruan zjarrfikësit pas përmbytjeve në Gjakovë