Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulin: Kazakistani vazhdon politikën për mosnjohje të Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin sot në Astana ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kazakistanit Saken Zhasuzakovi dhe me sekretarin e Këshillit për Sigurinë Kombëtare të këtij shteti Vladimir Zhumakanov për përparimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.

Vulin, siç përcjell FoNet, ka theksuar se Kazakistani është i gatshëm ta vazhdojë politikën e mosnjohjes së Kosovës si dhe përkrahjen e Serbisë në të gjitha forumet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kazakistani dhe Serbia kanë nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e bashkëpunimit tekniko – ushtarak.