Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vujiçiq: Serbia të gjejë formulën për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve nga Kosova, Sllobodan Vujiçiq, ka thënë se malazezët nga Kosova besojnë se Serbia gjatë dialogut të brendshëm do të gjejë formulën, me të cilën përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare do të arrijë normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Me këtë, sipas tij, transmeton RTK, do të mbyllej konflikti i ngrirë dhe do të fillojë zgjidhja e çështjeve jetësore, si zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe modernizimi i të dyja shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse Serbia do të ketë sukses që të dalë mbi mitet e saja, do të përjetojë ekspansion ekonomik dhe për një kohë të shkurtër do të bëhej fuqia më e madhe ekonomike në Ballkan dhe njëra ndër më të zhvilluarat në Evropë”, thekson Vujiçiq.