Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqit nuk i kalon “zemërimi”, kërkon reagimin e Evropës për deklaratën e Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon nga shtetet me ndikim që të dënojnë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se do të votonte në referendum nëse do të mbahej për bashkim me Shqipërinë.

Vuçiqi në një adresim sot, ku foli për Kosovën, marrëdhëniet me Rusinë dhe çështje tjera, tha se si është e mundshme që askush deri më tash nuk ka reaguar nga Evropa për këtë deklaratë.

“Besoni apo jo, askush, asnjë instancë politike në Evropë nuk ka reaguar. Është pyetje e thjeshtë, a i bie se do të heshtni nëse ndokush nga këtu (serbi) do të deklarojë se dëshiron të bashkohet me një shtet tjetër. Pyes se me çfarë parimi u lejohet gjithçka shqiptarëve, e serbëve u ndalohet”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për dialogun. Tha se dëshiron takime më të shpeshta dhe arritje të marrëveshjeve për asociacionin dhe rrymën në veri.

“Të arrijmë të paktën një minimum të besimit mes nesh”, shtoi ai.