Kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do ta takojë sot kreun e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.
Kështu së paku bëjnë me dije mediat në Serbi, që po përcjellin vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç shkruan Tanjug, Vuçiqi jo vetëm se nuk do ta takojë sot Thaçin, por e vë në pikëpyetje edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Mediat në Serbi dje gjatë ditës kanë raportuar se Vuçiqi po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë. Një tjetër lajm nga rts thoshte se Vuçiqi do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Thaçi.
Lajmin e ka konfirmuar Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pas takimit që Vuçiqi pati me Mogherinin.
Shkak për këtë është bërë deklarata e autoriteteve në Kosovë se Vuçiq s’ka pse të vizitojë liqenin e Ujmanit, në vizitën e tij të paralajmëruar për 8 dhe 9 shtator.